Canesten® 10mg/g krem

Canesten® 10mg/g krem

Canesten® 10mg/g krem lufton infeksionin mykotik të këmbëve dhe një gamë të gjerë të infeksioneve mykotike të lëkurës si dermatofitoza, infeksioni mykotik i ijëve dhe miliaria.

Canesten® 10mg/g krem është një zgjidhje e plotë që ndalon rritjen e fungeve, i eliminon ato dhe lehtëson simptomat.
I thjeshtë për t’u përdorur në shtëpi, me formulë të lehtë por efektive. 

Çfarë është infeksioni mykotik i këmbëve?

Simptoma të zakonshme të mykut të lëkurës

Besojini Canesten®

Ikona e mburojës e Canesten®

I plotë

Vepron duke luftuar rrënjën e infeksionit dhe duke lehtësuar simptomat

Ikona me gishtin e madh lart e Canesten®

I besueshëm

Efektivitet bazuar në dekada shkencë dhe novacion

Si përdoret?

Nëse vuani nga infeksioni mykotik i këmbëve

Infeksioni mykotik i këmbëve është një sëmundje e zakonshme. Ajo nuk është diçka serioze dhe as fundi i botës, por simptomat janë të bezdisshme dhe mund të bëhen edhe më shumë nëse infeksioni zgjat apo rikthehet. Për këtë arsye nuk duhet ta lini pas dore:

Ikona e qelizave të mykut nën mikroskop e Canesten®

Infeksionet mykotike nuk kalojnë pa mjekim. Mos i fshihni, por trajtojini ato.

Ikona e orës së murit e Canesten®

Infeksioni nuk largohet vetëm me zhdukjen e simptomave. Trajtimi antimykotik duhet të vazhdojë për 3-4 javë që të jetë plotësisht efektiv.

Ikona e tubetit të kremit e Canesten®

Për një trajtim më efektiv të mykut fillojeni trajtimin sa më herët.

Ikona e qelizave të mykut në përhapje e Canesten®

Nëse nuk trajtohet, infeksioni mykotik i këmbëve mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit dhe të shkaktojë lloje të tjera të mykut të lëkurës apo të thonjve.

Kujdesuni për njerëzit tuaj të dashur

Infeksioni mykotik i këmbëve është tepër ngjitës. Ai përhapet me lehtësi jo vetëm në pjesë të tjera të trupit, por gjithashtu dhe te njerëzit e tjerë. Njerëzit e afërt janë më të prekurit, por ju mund ta parandaloni këtë në disa mënyra:

Ikona e këpucës e Canesten®

Mos i ndani me të tjerët këpucët, peshqirët apo çarçafët.

Ikona e larjes së duarve e Canesten®

Lani duart pas aplikimit të mjekimit ose zgjidhni një mjekim me aplikator pa nevojë për prekje.

Ikona me personin me flluskë mendimi e Canesten®

Tregojuni të afërmve për infeksionin në mënyrë që të marrin masa të ngjashme.

Ikona e kremit trajtues e Canesten®

Ndihmojini ata me trajtimin me Canesten® nëse nevojitet.

Mposhtni infeksionin e mykut të lëkurës

Hiqini këpucët me vetëbesim dhe mos humbisni asnjë moment.

Mamaja me fëmijën e saj, të shtrirë në plazh me këmbët të kryqëzuara, të lumtur pas trajtimit të infeksionit mykotik të lëkurës me Canesten®


Thuajini lamtumirë ankthit dhe sikletit - lëreni Canesten® t'ju ndihmojë të shijoni çdo ditë.

Një grup njerëzish të buzëqeshur që janë ulur në tokë duke luajtur videolojëra, të lumtur pas trajtimit të infeksionit mykotik të lëkurës me Canesten®

Prej dekadash ne në Canesten® kemi eksperimentuar zgjidhje kundër mykut

Ne ofrojmë trajtime të sigurta dhe këshilla praktike të cilat ju nevojiten për të zgjidhur çdo gjë në mënyrë të pavarur dhe me lehtësi.

Simboli i Canesten®: I besuar prej më shumë se 40 vitesh

 

Pyetje të shpeshta