Rreth Canesten®
Misioni ynë është të lehtësojmë njerëzit në vende të ndryshme të botës nga shqetësimi i shkaktuar nga sëmundjet e organeve gjenitale dhe të mykut të lëkurës, pasi ne besojmë se asgjë nuk duhet t’ju pengojë të jetoni jetën ashtu siç ju pëlqen, me komfort dhe me vetëbesim.
Kjo është arsyeja përse jemi angazhuar që t’ju ndihmojmë me zgjidhje novatore, efektive, të bazuara në shkencë dhe njohuri mbështetëse: që të ndiheni në kontroll të shëndetit të organeve tuaja gjenitale dhe të lëkurës dhe të hiqni një barrë të rëndësishme.
Ne kemi shkencën në ADN-në tonë
Ne jemi ekspertët e myqeve që prej viteve ’60, kur një kërkues i Bayer-it, profesori Karl Heinz Büchel, zbuloi klotrimazolin, një përbërës aktiv kundër mykut. Disa vite më vonë, klotrimazoli u regjistrua në Gjermani dhe u hodh në treg me emrin e markës Canesten®. Ne ishim të parët që prodhuam produktin origjinal klotrimazol që jo vetëm është efektiv në trajtimin e infeksioneve mykotike, por sulmon gjithashtu shkaktarin rrënjësor të tyre. Më pas krijuam formate të produktit të ri për ta ofruar këtë përbërës të fuqishëm në formate të ndryshme, në mënyrë që të gjithë të gjejnë një produkt që i përshtatet më mirë nevojave të tyre.
Deri më sot kemi kryer studime klinike të shumta dhe kemi përdorur një shumëllojshmëri metodash për të garantuar që produktet tona të jenë të sigurta dhe efektive. Megjithatë, historia jonë nuk përfundon këtu.
Përmirësojnë dhe krijojnë vazhdimisht zgjidhje funksionale dhe më të mirat në kategorinë e tyre
I gjithë objektivi i Canesten® është t'ju sigurojë komfort dhe vetëbesim dhe kjo do të thotë se një pjesë e konsiderueshme e punës sonë varet nga besimi që keni te ne. Duke shfrytëzuar njohuritë tona shkencore ndërkombëtare dhe ekspertizën kërkimore e klinike mbi 40-vjeçare, ne vazhdojmë rrugëtimin tonë të pandalshëm në krijimin dhe ofrimin e zgjidhjeve më të mira e efektive në kategorinë e tyre të cilat ju vijnë në ndihmë në diagnostikim, trajtim dhe parandalim. Edhe tani, ne jemi duke bërë përpjekje të vazhdueshme për perfeksionimin e produkteve tona, pasi jemi të dedikuar për përmirësimin e tyre në bazë të çdo zbulimi të ri shkencor - çka mendojmë se do ta bënte tepër krenar profesorin Büchel dhe ekipin e tij të parë të pionierëve.
Ne besojmë se kjo na bën markën numër 1 në botë për kandidozën*.
1 Nicholas Hall's global CHC database, DB6, 2023