Sëmundjet e organeve gjenitale: nga se duhet të bëjmë kujdes dhe pse
Shëndeti intim ndikon tek të gjitha gratë, por është një temë që ende nuk trajtohet mjaftueshëm. Mos harroni asnjëherë se nuk jeni vetëm dhe se shëndeti juaj intim nuk duhet t'ju bëjë të ndiheni në siklet. Sëmundjet vaginale si kandidoza janë të lehta për t'u trajtuar, ndërkohë që nëse lihen të patrajtuara mund të shkaktojnë shqetësime. Për këtë arsye rekomandohet gjithmonë që të kujdeseni mirë për zonat tuaja intime si dhe të kërkoni një konsultë mjekësore sa herë që ndjeni ndonjë shqetësim.
Arsyeja se pse rekomandohet kujdes i veçantë për zonat intime është se vagina është një mjedis tepër i prirur për zhvillimin e mikrobeve. ekuilibri i vaginës është i ndryshëm nga ai në pjesët e tjera të trupit, prandaj niveli i tij mund të pësojë çrregullime edhe nga përdorimi i sapunëve të fortë.
Infeksionet e organeve gjenitale mund të fillojnë me kruarje midis këmbëve ose me sekrecione të pazakonta dhe zakonisht me erë. Nëse i vëreni këto simptoma, kini parasysh se nuk është mirë t'i mbani të fshehura me shpresën se do të zhduken vetvetiu. Mos u stresoni pasi këto sëmundje janë të zakonshme dhe zakonisht të lehta për t'u trajtuar, por është gjithmonë e këshillueshme që herën e parë qe vëreni diçka të pazakontë të kërkoni ndihmën e gjinekologut.
Nëse nuk e njihni mirë trupin tuaj, mund ta keni të vështirë të dalloni nëse kanë ndryshuar sekrecionet vaginale. Mund të mendoni edhe se vetë fakti që keni sekrecione është shenjë infeksioni. Megjithatë, sekrecionet e zakonshme (të qarta ose të bardha) janë një shenjë normale që tregon se vagina juaj është e shëndetshme. Trupi juaj prodhon sekrecione në mënyrë që vagina të mund të vetëpastrohet dhe të vetëlubrifikohet. Nga ana tjetër, sekrecionet me erë të ndryshme në ngjyrë mund të jenë tregues i një infeksioni.
Shkaqet dhe faktorët nxitës të infeksioneve vaginale
Përse duhet ta keni nën kontroll shëndetin vaginal
Pasojat fizike dhe psikologjike të mostrajtimit të infeksioneve vaginale mund të jenë të shumta. Shumë gra i vërejn pasojat në mirëqenien e tyre psikologjike si dhe në marrëdhënien e tyre. Për më tepër, infeksionet e patrajtuara gjenitale mund të kenë gjithashtu ndikim edhe në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Prandaj, mos përdorni metodën “të presim e të shohim”, por veproni në mënyrë që të ktheheni sa më parë në normalitetin tuaj.
Si mund të parandaloni shfaqjen e infeksioneve?
Ka mënyra të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë të parandaloni shfaqjen dhe rishfaqjen e infeksioneve gjenitale. Higjiena e rregullt dhe e duhur e zonave tuaja intime mund të mbajn nën kontroll bakteret e mira. Ju duhet të laheni çdo ditë me sapun të butë dhe pa aromë. Pasi të laheni, nuk duhet të harroni të thani mirë zonat tuaja intime.
Një mënyrë tjetër që ju ndihmon të reduktoni infeksionet është të vishni të brendshme me shtresë pambuku dhe material përthithës. Ky lloj materiali ndihmon ajrosjen dhe ju ndihmon të mbani të thatë zonën e organeve gjenitale.
Higjiena duhet të mbahet parasysh edhe gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale. Sigurohuni që të urinoni pas kryerjes së marrëdhënies seksuale. Kjo masë paraprake ndihmon në largimin e çdo bakteri që mund të ketë hyrë në uretër (tubi që lidh fshikëzën e urinës me pjesën pak më sipër se hyrja e vaginës) duke ndihmuar në parandalimin e cistitit.
Për të shmangur infeksionet vaginale duhet të keni gjithashtu parasysh:
Kujdesi i veçantë për zonën vaginale është tepër i rëndësishëm.