Kushtet e përdorimit

Qasja dhe përdorimi i kësaj faqeje interneti janë objekt i kushteve të mëposhtme. Mos e përdorni këtë faqe interneti në rast se nuk bini dakord me këto kushte. Kjo faqe interneti është krijuar nga Bayer d.o.o. (në vijim referuar si "BAYER") dhe administrohet nga vetë ai. Ne e kemi të drejtën e ndërprerjes ose kryerjes së modifikimeve të pjesshme ose të plota të kësaj faqeje ose të kushteve të përgjithshme të përdorimit, kushteve dhe termave të përgjithshme dhe kushteve tona të shitjes dhe të shpërndarjes. Kini parasysh që këto ndryshime mund t'i bëjmë sipas gjykimit tonë dhe pa njoftim paraprak. Për rrjedhojë, kur të rivizitoni faqen tonë të internetit do t'ju kërkohet që të shihni sërish kushtet dhe të vëreni çdo ndryshim të mundshëm të bërë prej nesh dhe daten ne te cilen jane kryer ato. Në çdo rast, ndryshimet përmbajnë datën në të cilën janë kryer.

Ndalimi i përdorimit dhe përfitimeve

Të gjitha detajet, dokumentet dhe ilustrimet e publikuara në këtë faqe interneti janë pronë ekskluzive e "BAYER". Çdo leje për përdorimin e tyre jepet me kusht që njoftimi përkatës i të drejtave të autorit të shfaqet te të gjitha kopjet, që detaje të tilla të përdoren vetëm për qëllime personale, që të mos shfrytëzohen për qëllime tregtare, që detajet të mos modifikohen në ndonjë mënyrë dhe që të gjitha ilustrimet e marra nga faqja e internetit të përdoren vetëm së bashku me tekstin shoqërues.

Markat tregtare dhe e drejta e autorit

Të gjitha markat tregtare në këtë faqe interneti janë pronë e "BAYER", nëse nuk përcaktohet ndryshe ose nuk perceptohet në ndonjë mënyrë tjetër si e drejtë e palës së tretë. Çdo përdorim i paautorizuar i këtyre markave tregtare ose i materialeve të tjera është shprehimisht i ndaluar dhe përbën shkelje të së drejtës të autorit, të ligjit për markat tregtare ose të të drejtave të tjera të pronësisë industriale.

Përgjegjësia e kufizuar

"BAYER" ka përpiluar informacionin e detajuar të ofruar në këtë faqe interneti nga burime të brendshme dhe të jashtme sipas dijenisë dhe njohurive që ka, duke treguar kujdes profesional. Ne përpiqemi ta zgjerojmë dhe ta përditësojmë vazhdimisht këtë gamë informacioni. Informacioni në këtë faqe interneti vlen thjesht për qëllime të prezantimit të "BAYER" dhe të produkteve e shërbimeve të tij. Megjithatë, për plotësinë ose saktësinë e informacionit në këtë faqe interneti nuk bëhet asnjë përfaqësim apo garanci, e shprehur apo e nënkuptuar. Kini parasysh se ky informacion, megjithëse i saktë në ditën e publikimit të tij, mund të mos jetë më i përditësuar. Për rrjedhojë, ju rekomandojmë që të kontrolloni çdo informacion që merrni nga kjo faqe interneti para përdorimit të tij në çfarëdolloj forme. Këshilla e dhënë në këtë faqe interneti nuk përjashton kryerjen e kontrolleve nga ana juaj për këshillën tonë më të fundit - veçanërisht për sa i përket përshtatshmërisë së skedave të sigurisë dhe specifikimeve teknike, dhe produkteve tona me proceset dhe qëllimet e synuara. Na kontaktoni drejtpërdrejt në rast se ju nevojiten këshilla ose udhëzime lidhur me produktet ose shërbimet tona. Përdoruesit e kësaj faqeje interneti deklarojnë se bien dakord të marrin përsipër rrezikun e qasjes në këtë faqe interneti dhe në përmbajtjen e saj. As "BAYER" dhe as palët e treta të përfshira në zhvillimin, prodhimin ose transmetimin e kësaj faqeje interneti nuk mund të mbajnë përgjegjësi në rast dëmtimi ose lëndimi si pasojë e qasjes ose pamundësisë për të pasur qasje në këtë faqe interneti ose për faktin që ju jeni mbështetur tek informacioni i dhënë në këtë faqe interneti.

Faqet e internetit të ofruesve palë e tretë/lidhjet

Kjo faqe interneti përmban lidhje/referenca të faqeve të internetit të palëve të treta. Me ofrimin e këtyre lidhjeve, "BAYER" nuk jep miratimin për përmbajtjen e tyre. "BAYER" nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për disponueshmërinë ose përmbajtjen e këtyre faqeve të internetit apo ndonjë përgjegjësi për dëmtimin apo lëndimin e shkaktuar nga përdorimi i përmbajtjeve të tilla, të çfarëdolloj forme. "BAYER" nuk jep garanci që faqet e lidhura ofrojnë informacion me cilësi të qëndrueshme. Lidhjet me faqet e tjera të internetit u ofrohen përdoruesve të faqes së internetit thjesht për arsye praktike. Përdoruesit marrin përsipër rrezikun e qasjes në këto faqe interneti. Zgjedhja e lidhjeve nuk duhet të kufizojë në asnjë mënyrë përdoruesit te faqet e lidhura.

Detajet e dhëna prej jush

Përdoruesi i kësaj faqeje interneti mban përgjegjësi të plotë për përmbajtjen dhe saktësinë e detajeve që ai ose ajo i dërgon "BAYER", si dhe për mosshkeljen e të drejtave të palës së tretë që mund të përfshihet në këto detaje. Përdoruesi jep pëlqimin e tij ose të saj që "BAYER" të ruajë detaje të tilla dhe t'i përdorë ato për qëllime të analizës statistikore ose për qëllime të tjera të specifikuara tregtare, me përjashtim të rasteve kur informacioni përfshin të dhëna personale, që shkojnë përtej të dhënave anagrafike ose të dhënave të përdorimit. BAYER ka të drejtën e përdorimit të përmbajtjes së mesazheve të tilla, duke përfshirë idetë, shpikjet, planet, teknikat dhe ekspertizat e përfshira, për çdo qëllim, si për shembull zhvillimin, prodhimin dhe/ose marketingun e produkteve ose shërbimeve, si dhe të drejtën për riprodhimin e këtij informacioni dhe vënien e tij në dispozicion të palëve të treta pa asnjë kufizim.

Përdoruesit ndërkombëtarë

Kjo faqe interneti kontrollohet, administrohet dhe përditësohet nga BAYER d.o.o.. Ajo ka për qëllim përdorimin lokal në Shqipëri. Sidoqoftë, BAYER nuk garanton që detajet e paraqitura në Uebfaqe janë të sakta në të gjithë botën dhe, veçanërisht, që produktet dhe shërbimet do të jenë në dispozicion në të njëjtën formë, madhësi dhe në të njëjtat kushte në të gjithë botën.

Nëse i referoheni Uebsajtit ose shkarkoni ndonjë Përmbajtje, ju lutemi vini re se është përgjegjësia juaj të zbatoni ligjet lokale që vlejnë për Faqen.

Produktet e përmendura në këtë faqe interneti mund të vijnë në ambalazhe të llojeve të ndryshme, të përmasave të ndryshme ose me germa apo markime të ndryshme, në varësi të shtetit.

Shitja e produkteve BAYER

Produktet tona shiten në përputhje me versionin aktual të kushteve tona të përgjithshme të shitjes dhe të shpërndarjes.    

Ligji i zbatueshëm

Çdo pretendim apo padi ligjore në lidhje me këtë faqe interneti ose përdorimin e saj janë objekt i interpretimit të ligjeve të Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të dispozitave të së drejtës ndërkombëtare private dhe Konventës së Hagës në lidhje me një Ligj të Unifikuar për Shitjen Ndërkombëtare të Mallrave, datë 1 korrik 1964, dhe në Konventën e Kombeve të Bashkuara për Shitjen, datë 11 prill 1980.    

Deklaratat e ardhshme

Kjo faqe në internet mund të përmbajë deklarata të ardhshme, bazuar në supozimet dhe parashikimet aktuale të bëra nga menaxhimi i Bayer. Rreziqe të ndryshme të njohura dhe të panjohura, paqartësi dhe faktorë të tjerë mund të çojnë në ndryshime materiale midis rezultateve të ardhshme aktuale, situatës financiare, zhvillimit ose performancës së kompanisë dhe vlerësimeve të dhëna këtu. Këta faktorë përfshijnë ato që diskutohen në raportet publike të Bayer-it, të cilat janë në dispozicion në faqen e internetit të Bayer në www.bayer.com Kompania nuk merr asnjë përgjegjësi çfarëdo që të perditesoje këto deklarata të ardhshme ose t'i konformojë ato me ngjarjet ose zhvillimet e ardhshme.    
 
© Copyright Bayer d.o.o., Ljubljana, Slovenia