Sigurohuni që të lani dhe të thani mirë zonën vaginale pas dushit ose notit.
Kandidoza
Myku ose kandidoza vaginale janë termat e përgjithshëm dhe mjekësorë të përdorur për të përshkruar një infeksion të zakonshëm të vaginës.1 Kandidoza shfaqet kur ka një shtim të sasisë së Candida albicans (një myk i ngjashëm me majanë) në vaginën tuaj. Kjo ndodh kur bakteret e mira në vaginën tuaj nuk arrijnë ta mbajnë nën kontroll mykun (Candida albicans), duke krijuar kështu një ambient të favorshëm për rritjen e tij.
Për informacionin tuaj, myku nuk është një infeksion i transmetuar2 seksualisht. Mund të jetë mjaft i sikletshëm, por në shumicën e rasteve është i lehtë për t'u trajtuar.
Secili prej nesh është i veçantë, kështu që simptomat e tua mund të jenë të ndryshme nga ato të një shoqeje. Gjithashtu, ato mund të ndryshojnë çdo herë që infektoheni, kështu që kontrolloni për simptomat e zakonshme të mëposhtme dhe nëse ato janë të lehta, të mesme ose më të komplikuara.
1. Lancet 2007; 369: 1961–71, Department of Medicine, Wayne State University School of Medicine, Detroit, MI, USA, Prof J D Sobel MD
2. FFPRHC and BASHH Guidance (January 2006), The management of women of reproductive age attending non-genitourinary medicine settings complaining of vaginal discharge, Journal of Family Planning and Reproductive Health Care 2006; 32(1): 33–42
Simptomat e kandidozës
Shumica e njerëzve kanë simptomat e mëposhtme1:
- Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
- Sekrecione të trasha
- Buzët e vaginës skuqen dhe fryhen
- Dhimbje rrotull vulvës
- Dhimbje kur urinoni
- Plagë në zonën vaginale
Lëkurë e plasaritur rrotull vulvës tuaj.
Duhet t'i drejtoheni mjekut nëse:
- Është hera e parë që prekeni nga kandidoza
- Infektoheni shpesh nga kandidoza, ose ju rishfaqet brenda dy muajve
- Nuk keni përmirësim brenda tre ditëve, ose simptomat nuk ju janë zhdukur brenda shtatë ditëve
- Jeni shtatzënë ose duke dhënë gji
- Jeni nën 12 vjeçe
- Keni temperaturë, ethe, përzierje ose të vjella
Keni sekrecione të pazakonta ose me erë të keqe.
Trajtimi i kandidozës
Infeksioni mykotik vaginal trajtohet me barna të disponueshme në farmaci pa recetë ose me përshkrimin e mjekut.
Trajtimi mund të jetë shumë i thjeshtë. Për trajtimin e infeksionit, mund të përdorni një mjekim për përdorim të brendshëm që përmban si ingredient aktiv klotrimazolin. Zgjidhni midis pesarit ose kremit vaginal për përdorim vaginal. Të gjitha këto produkte e reduktojn infeksionin, por persona të ndryshëm preferojnë alternativa të ndryshme trajtimi. Kremrat për përdorim të jashtëm kundër kandidozës ndihmojnë në qetësimin e simptomave si kruarja.
Këshilla jonë kryesore: vetëm trajtimi i kruarjeve me anë të një kremi për përdorim të jashtëm nuk mjafton për të luftuar infeksionin, kështu që kini parasysh ta trajtoni kandidozën në burim.
Ju mund t'i blini produktet tona veçmas ose mund të blini një paketë të kombinuar e cila përmban si mjekimet për përdorim vaginal ashtu edhe për përdorim të jashtëm.