Çfarë është infeksioni mykotik i ijëve?
Çfarë mund të jetë po aq infektues sa infeksioni mykotik i këmbëve, por me shumë më tepër shqetësime? Infeksioni mykotik i ijëve, i cili njihet edhe si tinea cruris: një infeksion mykotik që shkaktohet nga një grup mykotike të quajtura dermatofite.
Ai është një infeksion i lëkurës i cili prek zonën e ijëve: organet gjenitale, pjesën e brendshme dhe të sipërme të kofshëve dhe të ndenjurat. Infeksioni mykotik i ijëve shkakton një skuqje të lëkurës, shpesh në formë unaze, të shoqëruar me kruarje. Duke qenë se dermatofitet përhapen me lehtësi nëpërmjet kruajtjeve, jeni më të rrezikuar nga infeksioni mykotik i ijëve nëse keni infeksionin mykotik të këmbëve ose infeksionin mykotik të thonjve. Normalisht, dermatofitet janë natyrshëm të pranishme në lëkurën, flokët dhe thonjtë tuaj, por ato mund të shumohen me shpejtësi dhe të shkaktojnë infeksion kur gjejnë mjedise të ngrohta dhe të lagështa, për shembull nëse qëndroni me veshje të lagura nga djersa.
Infeksioni mykotik i ijëve prek më së shumti burrat dhe djemtë adoleshentë për shkak se lagështia mund të bllokohet midis skrotumit dhe kofshëve. Ai shfaqet zakonisht edhe tek atletët për shkak se ata djersiten shumë dhe mbajnë veshje të ngushta dhe të lagura për kohë të gjata. Nëse jeni mbipeshë, ka më tepër gjasa që të prekeni nga infeksioni mykotik i ijëve, pasi myku mund të zhvillohet në palat e lëkurës, të cilat kanë tendencën të djersitin. Por infeksioni mykotik i ijëve mund të prekë këdo, pasi është mjaft ngjitës. Ju mund të infektoheni nëpërmjet kontaktit të afërt me një person të infektuar, por edhe përmes peshqirëve e veshjeve të kontaminuara si dhe duarve nëse prekni zona të tjera të infektuara si këmbët.
Shkaqet e zakonshme të infeksionit mykotik të ijëve:
-
mbajtja e veshjeve të ngushta dhe irrituese për lëkurën,
-
lagështia në zonën e ijëve për shkak të djersitjes,
-
mbajtja për një kohë të gjatë e kostumit të lagur të banjës,
-
ndarja e peshqirëve të lagur apo e veshjeve me djersë,
-
kontakti i afërt me një person të infektuar.
Simptomat e infeksionit mykotik të ijëve
Parandalimi i infeksionit mykotik të ijëve
Këshillat e tjera përfshijnë: