Pyetje të shpeshta
Kandidoza
Kam shumë kruarje. Mos është kandidozë?
Kruarja është një simptomë e zakonshme e kandidozës, prandaj mund të keni të drejtë. Hidhini një sy faqes sonë për kandidozën për të parë nëse keni ndonjë nga simptomat e tjera të zakonshme.
Kam dëgjuar se nëse prekesh një herë nga kandidoza, mund të të rishfaqet. Si mund ta parandaloj këtë gjë?
Nëse prekeni një herë nga kandidoza nuk do të thotë medoemos se do të prekeni përsëri. Megjithatë, për të parandaluar rishfaqjen e kandidozës duhet të bëni disa ndryshime të thjeshta në stilin tuaj të jetesës. Për shembull, duhet të shmangni përdorimin e deodorantëve dhe produkteve të parfumosura rreth zonës intime dhe të siguroheni që të ndërroni të brendshmet pas stërvitjes.
Klikoni këtu për këshilla të tjera mbi parandalimin e kandidozës.
Si trajtohet kandidoza?
Kandidoza mund të trajtohet me lehtësi dhe me efikasitet në kushtet e shtëpisë, me mjekimet Canesten® të disponueshme pa recetë, si tabletat vaginale Canesten® 3 200 mg ose krem vaginal Canesten® 3 20 mg/g, si për të luftuar infeksionin ashtu dhe për të qetësuar simptomat si krruarjet, djegiet, skuqjet, ënjtjet dhe dhimbjet.
A ka ndonjë mjekim Canesten® më efikas?
E gjithë gama jonë e alternativave të mjekimeve është efikase në kurimin e infeksionit të kandidozës. Ne ofrojmë tableta dhe formula në formë kremi, në mënyrë që çdokush të gjejë mjekimin që i përshtatet dhe që i përmbush nevojat vetjake.
A më nevojitet recetë për mjekimet Canesten® për kandidozën?
Jo. Mjekimet Canesten® për kandidozën janë lehtësisht të disponueshme në farmacinë e zonës suaj.
A mund të përdor mjekime Canesten® për kandidozën nëse jam shtatzënë?
Gjatë shtatzënisë, zakonisht gratë preken nga kandidoza për shkak të ndryshimeve që ndodhin në trupin e tyre, veçanërisht gjatë trimestrit të tretë.
Kandidoza gjatë shtatzënisë mund të trajtohet me mjekimet vaginale Canesten® për kandidozën me përmbajtje klotrimazoli, pasi të jeni konsultuar me mjekun tuaj. Nëse jeni shtatzënë dhe mendoni se jeni prekur nga kandidoza, ju rekomandojmë që përpara përdorimit të çfarëdolloj produkti për trajtimin e infeksionit të konsultoheni me një profesionist të shëndetësisë.
Në cilin moment të ditës mund t'i përdor mjekimet Canesten® për kandidozën?
Ju mund të përdorni trajtimet e Canesten® për kandidozën gjatë ditës ose gjatë natës. Megjithatë, rekomandohet që mjekimet vaginale të aplikohen përpara se të flini, dhe përdorimi i produktit mund të shkaktojë rrjedhje sekrecionesh. Për rezultate më të mira, shtrihuni menjëherë pas vendosjes së produkteve vaginale. Kjo redukton rrjedhjen. Rekomandohet të përdorni peceta higjienike për të mbrojtur veshjet gjatë kohës së përdorimit të Canesten®.
A ka ndonjë ushqim ose pije, për shembull pije alkoolike, që duhet të shmang gjatë përdorimit të mjekimeve Canesten® për kandidozën?
Jo, ju mund të konsumoni normalisht ushqim dhe pije gjatë përdorimit të mjekimeve Canesten® për kandidozën.
A mund të kryej marrëdhënie seksuale gjatë trajtimit të kandidozës?
Rekomandohet që marrëdhëniet seksuale të shmangen derisa kandidoza të jetë kuruar.
Është e rëndësishme të dini se kremi me klotrimazol mund të dëmtojë lateksin e përdorur te prezervativët dhe diafragmat kontraceptive. Kjo mund të shkaktojë funksionimin jo të duhur të kontraceptivëve tuaj. Për rrjedhojë, për të paktën pesë ditë pas përdorimit të kremit Canesten® kundër kandidozës duhet të përdorni masa mbrojtëse alternative.
A mund të ndikojnë marrëdhëniet seksuale në infektimin nga kandidoza?
Kandidoza nuk është infeksion seksualisht i transmetueshëm. Megjithatë, nëse kryeni marrëdhënie seksuale me të njëjtin person (mashkull ose femër) kandidoza mund të kalohet nga njëri tek tjetri. Disa gra vuajnë nga rishfaqjet e vazhdueshme të kandidozës. Për të reduktuar shpeshtësinë e këtyre rishfaqjeve, partneri seksual mund të përdorë një krem Canesten® për trajtimin e penisit me qëllim parandalimin e riinfektimit, edhe në mungesë të simptomave të kandidozës.
Në rast se partneri juaj mashkull ka simptoma të kandidozës, ai mund ta trajtojë atë me kremin Canesten®.
Çfarë mund të bëj nëse simptomat nuk largohen pas trajtimit?
Konsultohuni me mjekun tuaj nëse simptomat e infeksionit nuk përmirësohen brenda shtatë ditëve nga përfundimi i trajtimit. Mund të ndodhë gjithashtu që simptomat të shkaktohen nga një sëmundje tjetër.
A mund të preken meshkujt nga kandidoza?
Po, kandidoza mund të prekë edhe meshkujt, edhe pse ata mund të mos shfaqin asnjë simptomë. Trajtimi i kandidozës te meshkujt mund të bëhet me kremin Canesten®.
Infeksioni mykotik i këmbëve
Si trajtohet infeksioni mykotik i këmbëve?
Infeksioni mykotik i këmbëve është një infeksion mjaft i zakonshëm i shkaktuar nga fungu dhe mund të trajtohet lehtësisht me një bar antimykotik i cili aplikohet drejtpërdrejt në zonën e infektuar. Për trajtimin e infeksionit mykotik të këmbëve ka në dispozicion disa produkte Canesten®.
Klikoni këtu për t'u informuar rreth produkteve tona për infeksionin mykotik të këmbëve.
A largohet vetvetiu nëse nuk e trajtoj?
Fatkeqësisht, jo. Infeksioni mykotik i këmbëve është një infeksion mykotik i lëkurës i cili duhet të trajtohet me barna antimykotike. Sa më parë ta trajtoni aq më shpejt do të kurohet. Për informacione mbi mënyrat e lehta dhe efikase të trajtimit të infeksionit mykotik të këmbëve, vizitoni faqen tonë të trajtimit të infeksionit mykotik të këmbëve.
Sa zgjat trajtimi?
Koha e rekomanduar e trajtimit varion nga 3 deri në 4 javë. Simptomat e infeksionit të lëkurës, si kruarjet apo dhimbjet, duhet të përmirësohen brenda pak ditëve nga trajtimi me cilindo nga produktet Canesten® kundër infeksionit mykotik të këmbëve. Nëse simptomat nuk përmirësohen brenda 7 ditëve, konsultohuni me mjekun tuaj.
A mund të vazhdoj të stërvitem nëse prekem nga infeksioni mykotik i këmbëve?
Infeksioni mykotik i këmbëve nuk duhet t'ju pengojë të stërviteni, megjithëse duhet të evitoni notin në mënyrë që të parandaloni përhapjen e infeksionit. Gjatë stërvitjes duhet të mbani çorape pambuku dhe në dhomat e veshjes duhet të vishni shapka ose sandale. Pas stërvitjes, sigurohuni që t'i pastroni dhe t'i thani këmbët siç duhet, lajini çorapet në ujë të ngrohtë dhe lërini këpucët të thahen pasi i keni veshur.
Si ta parandaloj rishfaqjen e infeksionit mykotik të këmbëve?
Ka disa hapa të thjeshtë që mund të ndiqni për të ulur rrezikun e prekjes nga infeksioni mykotik i këmbëve. Masa më e rëndësishme që mund të merrni është t'i mbani këmbët tuaja të pastra dhe të thata, veçanërisht pasi të kaloni kohë në dhomat e veshjes, pishinat ose dushet publike.
Infeksioni mykotik i ijëve
Si mund ta trajtoj infeksionin mykotik të ijëve?
Duke qenë se është një infeksion mykotik, ai duhet të kurohet me një mjekim antimykotik.
Nëse kam skuqje në pjesën e skrotumit dhe/ose te penisi, a do të thotë se vuaj nga infeksioni mykotik i ijëve?
Zakonisht jo, pasi infeksioni mykotik i ijëve prek përgjithësisht zonën e ijëve, pjesën e brendshme të kofshëve dhe të vitheve, dhe jo organet gjenitale. Nëse keni skuqje në pjesën e skrotumit dhe/ose te penisi, ju rekomandojmë të lini një takim me mjekun në mënyrë që të merrni diagnozën dhe trajtimin e duhur.
Sa zgjat trajtimi?
Koha e rekomanduar e trajtimit varion nga 3 deri në 4 javë. Simptomat e infeksionit të lëkurës, si kruarjet apo dhimbjet, duhet të përmirësohen brenda pak ditëve nga trajtimi me cilindo nga produktet Canesten® kundër infeksionit mykotik të këmbëve. Nëse simptomat nuk përmirësohen brenda 7 ditëve, konsultohuni me mjekun tuaj.
A duhet t'i ndërpres marrëdhëniet seksuale deri në kurimin e infeksionit mykotik të ijëve?
Po, duhet t'i ndërprisni. Duke qenë se ky infeksion mykotik është ngjitës, ai mund t'i transmetohet partnerit gjatë marrëdhënieve seksuale.
Dermatofitoza
A shkaktohet dermatofitoza nga krimbat?
Jo! Dermatofitoza është një infeksion mykotik i lëkurës dhe nuk ka lidhje me krimbat. Ajo shfaqet si një skuqje në formë unaze, e cila del në lëkurë për shkak të infeksionit mykotik.
A është ngjitëse dermatofitoza?
Po, dermatofitoza është ngjitëse dhe mund të transmetohet nga kafshët shtëpiake dhe kafshët për mbarështim te njeriu si edhe nga një individ tek tjetri. Për këshilla lidhur me uljen e rrezikut të dermatofitozës dhe ndalimin e përhapjes së saj, vizitoni faqen tonë rreth parandalimit.
Si ta trajtoj dermatofitozën?
Meqë dermatofitoza është një infeksion mykotik, për trajtimin efektiv të saj ju duhet të përdorni trajtim antimykotik. Canesten® ka në dispozicion një gamë të gjerë produktesh trajtimi, të cilat përfshijnë mënyra të ndryshme aplikimi,
klikoni këtu për të mësuar më tepër.
A mund të preken kafshët nga dermatofitoza?
Po. Nëse kafsha juaj shtëpiake ka njolla në lëkurë me qime të rëna, ajo mund të jetë prekur nga dermatofitoza. Kontrolloni familjarët dhe kafshët e tjera shtëpiake për shenja të infeksionit dhe çojini kafshët te veterineri sa më parë që të jetë e mundur. Nëse mendoni se një kafshë është e infektuar, duhet t'i qëndroni larg për të shmangur që të infektoheni edhe ju.
Si mund ta parandaloj rishfaqjen e dermatofitozës?
Dermatofitoza është ngjitëse, megjithatë ka masa që mund të merren për parandalimin e përhapjes dhe rishfaqjes së saj. Për shembull, nëse dikush ka dermatofitozë, sigurohuni që veshjet, peshqirët dhe ndërresat e krevatit të tij apo të saj të lahen më vete.
Miliaria
Nga se shkaktohet miliaria?
Miliaria shkaktohet nga zhvillimi përtej normales i një lloji myku (Candida), për shkak të lagështisë, fërkimit dhe mungesës së ajrosjes midis palave të lëkurës.
Klikoni këtu për të mësuar më shumë rreth miliarisë.
Si ta kuptoj nëse jam prekur nga miliaria?
Simptomat e zakonshme përfshijnë skuqjen dhe inflamimin, kruarjen ose rrjepjen e lëkurës. Këto simptoma shfaqen zakonisht në zonat ku ka fërkim të pjesëve të ndryshme të lëkurës, si p.sh. poshtë krahëve.
A e përmirësojnë miliarinë hidratuesit apo kremrat e zakonshëm të trupit?
Miliaria nga Candida nuk mund të largohet vetvetiu; për trajtimin e saj mund t'ju duhet të përdorni një produkt antimykotik. Nëse miliaria shoqërohet me inflamacion, mund të përdorni një mjekim qetësues që në të njëjtën kohë sulmon edhe infeksionin. Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të trajtimeve.
Si mund ta parandaloj miliarinë në të ardhmen?
Mbajeni lëkurën të ajrosur dhe të thatë si dhe përpiquni të vishni gjithmonë veshje prej cope respiruese, si pambuku.
Klikoni këtu për këshilla të tjera mbi parandalimin e miliarisë.